“Një ushtri gazetarësh ka punuar që kjo mazhorancë të jetë sot në pushtet”

329
Sigal

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Kristi Pinderi tentoi për herë të tretë në një emision televiziv të zbërthejë propagandën e pushtetit në Shqipëri. Sipas tij, ka portale dhe rrjete sociale në Shqipëri që e dehumanizojnë njeriun, ndërsa shtoi se, një ushtri e tërë gazetarësh kanë punuar që kjo mazhorancë të jetë sot në pushtet. Pinderi shtoi se me sjellje të tilla po edukojmë një brez që është larg të parit kritikë të gjërave. “Munda të shikoj përqindjen e fundit të aksesit të shqiptarëve në internet. Ishin rreth 70%. Tashmë mënyrat e informimit të shqiptarëve kanë kaluar nga televizioni drejt rrjeteve sociale. Kjo tregon edhe dëshiorën e pushtetit për të investuar në këtë gjë dhe për të krijuar një të rreme. Ne nuk i rrisim të rinjtë me të menduarit në mënyrë kritike. Sot edhe media, përmes publikimit edhe të fotove, e vrasin imazhin e një njeriu. 60-70 të titujve të gazetës Tema duan të vrasin karakterin e njeriut. Ne na duhet të flasim për faktin se si media shqiptare është përdorur nga këta që janë sot në pushtet si detashmente të forta ushtarake në luftën për pushtet. Përveç oligarkëve, ata kanë ardhur në pushtet se një numër i madh gazetarësh kanë punuar për ta”, tha Pinderi.

Pinderi tregoi edhe se si përdoren profilet fake në Facebook për ti shërbyer propagandës së pushtetit.