Një trajnere si Laura

843
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Laura Xhaxhiu ka lindur në Tiranë 51 vite më parë. Më 1987 ajo martohet me gazetarin, Rezar Xhaxhiu dhe e nis jetën e saj pasmartesore në Bukuresht ku qëndron për katër vite në ambasadën shqiptare në Rumani. Me studime në gjuhë e letërsi shqipe, por edhe me studime master për të drejtën evropiane, Laura punoi për vite të tëra në sektorë të ndryshme të administratës si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, drejtuese e zyrës së projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve apo në Bankën Kombëtare Tregtare.

Qysh prej 2011 ajo është drejtuese e organizatës “OPEN DOORS” me të cilën ideon dhe implementon projekte bashkëpunimi evropian e ndërkombëtar në drejtim të fuqizimit të grave dhe të të rinjve. Ajo është njëkohësisht edhe lektore në Universitetin e Tiranës në Faklultetin e  Shkencave Sociale, lektore në lëndën e Menaxhimit të Projekteve.

Hobi i saj janë udhëtimet dhe dëshira për të njohur kultura te reja, ndaj jo rastësisht ajo ka udhëtuar në 49  vende të botës duke prekur traditat e zakonet e popujve të Evropës e të Azisë. Energjike, me passion per jetën dhe me misione të qarta Laura  ka si  moto të saj “Nëse ëndrra juaj ju përfshin vetëm  ju atëherë ajo është shumë e vogël” ( if your dreams include only you,  that it is too small) . Përtej maskave për një ballë të freskët dhe pa rrudha

Bukuri në kohëra pandemie

Sekretet që do reduktojnë rrudhat e ballit pa trajtime mjeksore. Gjithçka në 4 javë Pothuajse prej një viti,maskat e fytyrës janë kthyer në një aksesor të domosdoshëm dhe kryesor të veshjeve tona. Si një e keqe e domosdoshme  duket se ato do të bashkëjetojnë gjatë me ne. Vajzat, gratë, por edhe meshkujt që i përdorin ato për 8 orë në ditë nuk mund të mos verejnë rritjen dhe thellimin e rrudhave të ballit, si dhe vijave të holla rreth syve. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Me një maskë në fytyrë të mbajtur me orë të gjata, na duhet të përdorim shumë shpesh dhe me intensivisht muskujt e sipërm të fytyrës për të përcjellë emocione. Dhe një sforcim i tillë, i përditshëm,i përsëritshëm i muskujve të ballit çon në zhvillimin e rrudhave më të thelluara horizontale të tij, rrudhave të mërzitjes (rrudhat me vetulla) dhe rrudhat rreth syve. Pra, nën maskën tonë,ne po përjetojmë heshturazi përshpejtimin e plakjes së fytyrës sonë. Por ka  një sekret që do ta luftojë këtë përshpejtim. Dhe ‘Face Yoga Energy’ e ka gjetur.

Një kurs falas 4 javor nga 24 marsi në 14 prill

Kursi u kushtohet të gjitha grave, zonjave dhe ndjekësve të “Face Yogeës”, por mbi të gjitha personelit të kujdesit shëndetësor, mjekëve dhe infermierëve, mësuesve si dhe punonjësve të vijës së parë të frontit, si dhe çdo gruaje shqiptare që në muajt e fundit doli nga zona e saj e rehatisë, duke kryer detyra të panumërta dhe duke u kthyer në një heroinë në jetën e saj dhe të njerëzve që u shërbeu dhe u shërben me devotshmëri.

Kujt i drejtohet kursi

Ky kurs është ideal për gratë mbi 35 vjeç. Për ato zonja të shqetësuara për rrudhat e thelluara në ballë. Dhe nëse do të doni t’i minimizoni ato pa Botox dhe procedura te tjera invasive, bashkohu edhe ti në skuadrën tonë të kursit të madh. Gjatë kursit ne do të përqendrohemi në relaksimin e pjesës së sipërme të fytyrës dhe reduktimin e rrudhave të ballit.

Çfarë është Face Yoga dhe si u bë e njohur edhe në Shqipëri

Ajo ështe mësuesja e parë e certifikuar ndërkombëtarisht e metodës së “Face Yogës”  në Shqipëri, më të drejtën për të dhënë kurse e mësime për një fytyrë të tonifikuar, rinore dhe plot shkëlqim. Laura Xhaxhiu, e cila një vit më parë festoi  50 vjetorin,  do të hynte në kontakt me këtë metodë  rreth 2 vite më parë, në një nga udhëtimet e saj në Bali,  Indonezi.  Pas një kursi intensiv në Sh.B.A  , në Janar të vitit 2019 diplomohet si mësuese e  certifikuar  e metodës së  Face Yogës duke e kthyer kështu hobin e dikurshëm të saj,  në një profesion të ëndrrave. Laura thotë së  metoda e Face Yogës  është një teknikë unike që ju kthen kohën prapa. Ajo fokusohet tek lëvizjet e muskujve të fytyrës  dhe ju mëson teknikën si duhet t’i stërvisni ato ( rreth  50 muskuj që ndodhen në fytyrë)  për të pasur një fytyrë natyrale, të tonifikuar dhe më rinore. Stërvitja e muskujve të fytyrës shoqëruar me teknikën e frymëmarrjes së thellë, në analogji me ushtrimet e Jogës së Trupit, nxit qarkullimin e gjakut  dhe pasurimin i tij me më shumë oksigjen ,  shkarkon tensionin dhe çliron stresin.  Kjo gjë që sjell reduktimin e dukshëm të linjave të  rrudhave dhe shenjave të gravitetit në fytyrën tonë duke rifituar një pamje të relaksuar,  të tonifikuar dhe plot jetë.

Face Yoga është një alternativë 100% natyrale ndaj të gjithë recetave anti-plakje, që serviren në ditët e sotme. Eshte miqësore me të gjitha moshat dhe gjinitë!  Nuk kërkon  kohë, mund të bëhet nga rehatia e shtëpisë  dhe nuk ka kosto. Eshtë e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme për të gjitha gratë sidomos për ato mbi moshën 40 vjeçare. Gjithçka ju nevojitet është vetëm fytyra dhe duart tuaja. Sapo të keni mësuar se si t’i kyeni ushtrimet e Face Yogës, ju mund t’i bëni vetë të gjitha ushtrimet, vetëm me një angazhim të vogël kohor prej 10 minutash në ditë, 6 ditë në javë. Sekreti i një rezultati të dukshëm është përditshmëria  dhe  saktësia e bërjes së tyre. Ushtrimet e ‘Face Yogës’ mund të kryhen kudo dhe në çdo kohë: në shtëpi,  kur gatuani, kur jeni duke pritur shoqen tuaj, kur shëtisni qenin në park apo edhe kur pedaloni me biçikletë.

Face Yoga  është mënyra më e lehtë dhe efektive për të patur ose për të rifituar një pamje natyrale, rinore pa përdorur produkte të shtrenjta kozmetike, mbushës, kimikate ose botox.

Laura ka arritur t’ia dalë, dhe sikundër thotë ajo, tani kur kthej kokën pas dhe kur shoh portretin tim në pasqyrë më vjen të them…..Po unë munda, ia dola dhe do të vijoj t‘ia dal…dhe ashu si unë, edhe shumë gra të tjera që e duan veten e tyre, lëkurën e tyre dhe investojnë më të mirën dhe të shëndetshmen për veten do t’ia dalin….!