Një person i pajetë gjendet në Vlorë

487
Sigal

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë.Mësohet se trupi i pajetë, i identifikuar si i 34-vjeçarit me iniciale K.D. është gjetur në lagjen “Kushtrimi”.Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe vdekja e të riut, por trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit.Nga informacionet paraprake, raportohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Informacioni i policisë

Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.