“Një nga financuesit është shqiptar”- Prokurori jep detaje nga laboratori i kokainës: U kapën 24 ton! E dimë momentin kur është bërë porosia dhe…

96
Sigal

Prokurori Adnand Xholi ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë, ku një sasi kokainë u gjet e fshehur në thasë me pleh kimik artificial. Sipas prokurorit, një nga financuesit që është shqiptar dhe ndodhet në Shqipëri është arrestuar. Sipas tij, janë 24 ton që janë kapur dje dhe vlera e blerjes së mallit është 18 mijë euro.

“Unë mund të them që për rastin konkret, për sasinë konkrete për sasinë konkrete si kundër ka ardhur është bërë zhdoganim, ajo tonelatë 24 ton, po 24 tonë është kapur dje. Ky rast është monitoruar 24 orë në 24.

Një nga financuesit në Shqipëri është ndaluar. 18 mijë euro është vlera e blerjes së mallit atje. Vlera e zhdoganimit mbetet për tu parë, por mund të them që është zhdoganuar plotësisht”, tha Prokurori.

Pyetje: A ka pasur dekonspirim?

Prokurori: Jo nuk ka pasur asnjë dekonspirim

Pyetje: Kusht është financuesi?

Prokurori: Një ndër financuesit patjetër është i ditur

Pyetje: A kontrollohet nga grupet shqiptare që jetojnë në Dubai?

Prokurori: Unë jam prokuror nuk jam fallxhor.