Një i moshuar gjendet i pajetë në banesën e tij, trupi ishte i dekompozuar

185
Sigal

Është gjendur pa shenje jete në banesën e tij, në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës, një 78 vjeçar. Policia njofton se shtetasi M.K, i cili jetonte vetëm, është gjetur i pajetë në banesë. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes. Nga hetimet paraprake mësohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.