Një grua kafshohet nga qeni në Gjirokastër, merr plagë të rënda në duar! Dërgohet me urgjencë te Infektivi në Tiranë

135
Sigal

Një grua është kafshuar nga qeni i rrugës në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ku 47 vjeçarja Vali.D është sulmuar nga një qen rruge çka i ka shkaktuar plagë serioze në të dyja duart. Agresiviteti i qenit ka bërë që gruaja të dëmtohet në kapilarët e venave të gjakut në të dy gjymtyrët. Gjendja e saj shëndetësore vlerësohet si kritike ndërsa është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.