Një grua e dyshuar me koronavirus, mbërrin në Spitalin Infektiv

63

Pasditen e sotme, një tjetër person i dyshuar se është infektuar me koronavirus, ka mbërritur në Spitalin Infektiv.

Rasti mbetet i dyshuar, pasi akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Mësohet se bëhet fjalë për një grua, për të cilën nuk ka ende të dhëna se nga cili qytet ka mbërritur.

Gruaja ka zbritur nga një autoambulancë dhe është shoqëruar për në ambientet e brendshme të spitalit nga stafi mjekësor i cili është i pajisur me masa të rrepta mbrojtëse.