‘Një gjë e madhe do të ndodhë…’/ Zbulohet si u stis fabula e ‘rrëmbimit’ të 13 vjeçares në Tiranë

847
Sigal

13-vjeçarja nga Tirana e kishte ideuar disa ditë më parë “rrëmbimin” e saj duke e paralajmëruar edhe tek rrethi shoqëror.

Detajet e reja i tregon gazetari i ABC News, Andi Qosja duke treguar hap pas hapi se si e mitura e kishte ideuar.

“Ka qenë ditëlindja e shoqes së ngushtë dhe ajo kishte kërkuar leje nga prindërit, të cilët nuk i kishin dhënë. Nëna i kishte thënë jo. Në dëshminë që ka dhënë në polici, vajza ka treguar se e kishtë bërë këtë në formë hakmarrjeje për ndaj prindërve. Madje, bashkëpunëtore e vajzës ka qenë edhe motra e saj që ka deklaruar se e kishin rrëmbyer duke e bërë më të besueshëm versionin e saj”, tregon gazetari.

“Kanë qenë banorët e zonës që janë alarmuar të parët, pasi targa e mbuluar dhe e bërtitura e vajzës kanë bërë që të duket gjithçka reale. Ka qenë bahskëmoshatarët e saj, të cilët janë munduar të tregojnë të gjithë ngjarjen por ka edhe aty një pjesë mister pasi kjo mbete ende e pazbuluar pse stisi gjithë këtë rrrëmbim. Gjatë dëshmisë dhë në polici ka thënë që ishte një formë hakmarrje ndaj prindërve të saj. Si bashkëpunëtore ka dalë edhe motra e vajzës, e cila kishte bërë fabulën më të besueshme”, vijoi gazetari.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”.

Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares.

Veprmi i të resë i ka lënë të gjithë pafjalë.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën.

Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.