Një gazetar në përgjimet e “Shpirtit”, paguhej për denoncimin e grupeve rivale

278
Sigal

SPAK vë në hetim një gazetar e dy punonjës në media për llogari të operacionit “Shpirti”. Mësohet se hetimet e SPAK me antimafien zbuluan përfshirjen e një gazetari teksa bën marrëveshje me pjestarë të grupit për të lobuar për llogari të tyre.

Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me kanabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.

Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar në Shqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Nëse akuzat dalin si të provuara, do ishte një skandal i paprecendente që një gazetar shumë i njohur ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik. ‘Zëra” të tillë kanë qarkulluar prej kohësh, por kjo është hera e parë që fillon një investigim nga organet hetuese të mbështetura në përgjime dhe në rrëfimin e një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Operacioni ‘Shpirti’
Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve.

Rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla. Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t’i arrestuar.

Arrest me burg për;
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, ish-oficeri i policisë i proceduar më parë për trafik narkotikësh.

Arrest shtëpie për;
Luan Zylyftari, Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)