Një avion i vogël ka bërë ulje të detyruar në zonat e Ishmit.

521
Sigal

Gazeta Telegraf/

Dyshohet se ulja është bërë për shkak të ngarkesës së madhe që ka pasur në bord,dhe dyshohet për thasë me hashash të presuar..
Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45.Piloti i avionit është një shtetas italian, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.
Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.


Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime. Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.Gjate kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përreth. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë.