Nisma Galdini – Guri, Prokuroria nis veprimet për Parkun e Liqenit

547
Nisma Galdini – Guri njofton se Prokuroria e Tiranes ka nisur veprimet e saj hetimore per ceshtjen e ndertimit te Kendit te Lojerave qe po ben Bashkia e Tiranes ne Parkun e Liqenit. Dy aktivistet Sazan Guri dhe Arian Galdini kane njoftuar dje depozitimin e nje kallezimi penal ndaj Kryetarit te Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, prane Prokurorise se Tiranes.
Sipas Nismes Galdini – Guri, ndertimi qe po behet nga Kryetari i Bashkise Erion Veliaj eshte ne kondicion shkeljesh te renda ligjore. Ndaj edhe Sazan Guri dhe Arian Galdini kerkuan nga Prokuroria qe te pershpejtoje veprimet e saj hetimore per te cuar ligjshmerine ne vend. Sipas Nismes Galdini – Guri, Prokuroria ka barren e vendosjes se parametrave te ligjshmerise ne vend, per rastin e ndertimit tek Parku i Liqenit, por sidomos Prokuroria duhet te veproje me kurajo dhe pergjegjshmeri institucionale e ligjore qe te ndeshkoje shkelesit e ligjit, pavaresisht emrit apo pozicionit qe ata kane.
Nisma Galdini – Guri konsideron se paligjshmeria qe karakterizon ndertimin e Kendit te Lojerave tek Parku i Liqenit, ka sjelle nje efekt zinxhir rrezimi barrierash te ngrehines se moralit, pergjegjshmerise, lirise dhe demokracise ne qytetin e Tiranes. Sazan Guri dhe Arian Galdini kerkojne nga Prokuroria dhe Drejtesia qe te behen arbitri dhe garanti i mbrojtjes se ligjshmerise dhe lirise. Prokuror i ceshtjes se Parkut te Liqenit eshte caktuar z. Gjergji Taka.
Sigal