Nisin nesër fluturimet nga Aeoporti i Kukësit, ulet avioni nga Zvicra

191
Sigal

Nesër, më 9 korrik në orën 15:45 do të ulet në pistën e Aeroportit të Kukësit, Zayed- flatrat e Veriut,  avioni i parë.  Fluturimi i parë do të bëhet nga Zvicra.

Do të jetë një kompani ajërore zviceriane që do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ) duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë.

Sakaq, edhe fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.

Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

Aeroporti i Kukësit është një aeroport lowcost ndaj edhe linjat që do të operojnë do të jenë të tilla. Terminali ka një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët. Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët.