Nisin investimet elektorale deri më 25 qershor, të kërkuara nga banorët 2-3 vite më parë

637
Përparim HALILI
Lufta për vota ka hedhur në ofensivë pushtetin, për të përsëritur skenarët e propagandës joshëse
Fushata për të mbledhur sa më shumë vota nëpër zona, ka nxjerrë fadroma dhe makineri të çdo lloji nëpër fusha, rrugë e qendra qytetesh, të cilat kanë nisur punime të çdo lloji! Po hapen rrugë, po shtrohen rrugica, po riparohen shkolla, çerdhe e kopshte fëmijësh, qendra shëndetësore. Po hapen kanale vaditës, po pastrohen plehrat në qytete e zona,, po riparohen kanale ujërash të zeza, po riparohen banesat e banorëve romë e egjiptianë, po hapen mensa sociale, po asfaltohen qendrat e fshatrave në ish-komunave, po rregullohen pasaralat mbi përrenj e po riparohen edhe varreza dëshmorësh… Nuk është aspak çudi, që pranë çdo kantieri pune (që siç thuhet kanë nisur sa për fushatë) shikon ministra, kryebashkiakë, deputetë e kandidatë për deputetë zonash, të cilët presin shirita inaugurimesh, përveshin mëngët e veshin çizme dhe futen mes punëtorëve e bëjnë sikur punojnë me lopata, që populli të bindet se që ata mendojnë për hallet e tyre. Këto janë pamje groteske, bashkëngjitur punimeve elektorale që kanë nisur, janë propagandë për të marrë votat e pushtetit. Dhe siç dihet, partia që ka në dorë pushtetin (buxhetin) e ka mundësinë konkrete për të bërë propagandë elektorale me fonde e investime. Pa bërë komente, po publikojmë disa raste nga këto investime që bëhen për fushatë, por banorët në fakt i kanë kërkuar që 3 vite më parë dhe pushteti nuk ua ka realizuar.
GJIROKASTËR

Veteranët e kanë kërkuar riparimin e Varrezave të Dëshmorëve, që 3 vite më parë…
1. Emri autoritetit kontraktor: Këshilli i Qarkut Gjirokastër 
3. Objekti i kontratës: Rikonstruksioni i Varrezave të Dëshmorëve, Gjirokastër. 
4. Fondi limit: 9 625 591 (Nëntë milionë e gjashtëqind e njëzetë e pesë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e një) lekë pa TVSH. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 30 ditë. 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.06.2017, Ora: 08.00 
7. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 02.06.2017, Ora: 08.00 

HIMARË

Do riparohet rruga, për të cilën janë bërë 70 protesta nga banorët 
1. Autoriteti Kontraktor: Bashkia Himarë 
2. Procedura e Prokurimit është: E hapur (elektronike) 
3. Objekti: ”Rikonstruksioni i Rrugës, Kthesë e Pilurit (Himarë-Vumblo) 
4. Fondi limit: 139.137.617 (njëqind e tridhjetë e nëntë milionë e njëqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë lekë, pa TVSH) 
5. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit 
6. Afati 12 muaj 
7. Hapja e Ofertave do të bëhet: Data: 09.06.2017 Ora:09:00 
8. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: Data 09.06.2017 Ora:09:00
MIRDITË

Bashkia kujtohet për banesat e romëve, 20 ditë para votimeve
1. Autoriteti Kontraktor: Bashkia Mirditë, Sheshi “Abat Doçi“-Rrëshen,Tel/Fax:0216 22233 
2. Procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur – Punë 
3. Objekti i prokurimit: “Ndërtim i 8 banesave për komunitetin rom’’ 
4. Me fond limit : 7 497 992 (Shtatë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë nëntëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë pa TVSH 
5. Afati i kontratës: 90 (nëntëdhjetë) ditë nga lidhja e kontratës 
6. Data e tenderit: 05.06.2017, ora 12:00. 
7. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: Data 05.06.2017, ora 12:00. 
PATOS

Pasi i talli 2 vjet, bashkia kthen gërmadhën në “banesë sociale” 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Patos, Adresa Lagja “Naftëtari”, Rruga “Unaza”
2. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Rikonstruksion ish kopshtit të “Lagjes së Re”, në banesa sociale, Bashkia Patos”.
3. Fondi limit: 17,032,283.3 (shtatëmbëdhjetë milionë e tridhjetë e dymijë e dyqind e tetëdhjetë e tre, pikë tre) lekë pa TVSH 
4. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 6 muaj nga nënshkrimi i kontratës. 
5. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 19/06/2017 ora 11:00 
6. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 19/06/2017 ora 11:00

PUKË

Rrofshin votimet, që fshati Gjegjan do të bëhet me… qendër asfalti
1. Autoriteti Kontraktor, adresa, nr. tel: Bashkia Pukë, Nr. Tel dhe Fax. 0212 22427 
2. Objekti Prokurimit (n.q.s ka “Lote”, i ndarë sipas “Loteve”): Rehabilitimi i Qendrës së fshatit Gjegjan, Pukë 
3. Fondi limit (n.q.s ka “Lote”, ndare sipas “Loteve”): 15,000,000 (Pesëmbëdhjetë milionë) leke pa TVSH 
4. Afati për mbarimin e punimeve/për dorëzimin e mallit/kryerjen e shërbimit: Nis nga data e lidhjes se kontratës (35 ditë). 
5. Data zhvillimit te tenderit: 19.06.2017, ora 10.00.
Sigal