Nishani pret gazetarët, mbahet 1 min heshtje për sulmin në Paris

538
Sigal

TIRANE – Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani mbajti një takim me gazetarët, i kthyer tashmë në traditë me fillimin e vitit të ri 2015, gjatë të cilit kreu i shtetit dhe gazetarët shqiptarë mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të 12 viktimave të djeshme në masakrën ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris të Francës.

Pritja tradicionale u mbaj në ambientet e Presidencës, ku gjatë fjalëës së tij Nishani e cilësoi sulmin e djeshëm terrorist, një akt barbar ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë. 

Në nderim të 12 personave që humbën jetën në këtë masakër, të pranishmit në këtë pritje mbajtën një minutë heshtje.
 
“Pas aktit barbar të djeshëm në Paris, ku humbën jetën gazetarë të shquar, desha të përfitoj për praninë tuaj në sallë, që edhe ne nga Shqipëria, t’i nderojmë me 1 minutë heshtje për ata që dhanë jetën në emër të lirisë.” u shpreh Nishani
 

Nishani: Media roje e demokracisë, mos u joshni nga pushteti!
Presidenti Nishani në takimin e përvitshëm tradicional të kreut të shtetit me njerëzit e medias, theksoi rëndësinë që ka media në demokracinë e një vendi, ndërsa u bëri thirrje të gjitha gazetarëve të vrapojnë pas të vërtetës, dhe jo të bien në joshjen e pushtetit.
 
Në fjalën e tij, Nishani u shpreh se media mbete një roje e parimeve demokratike, dhe heshtja e saj do të kërcënonte seriozisht lirinë dhe demokracinë e një vendi. Prandaj Kreu i Shtetit u bëri thirrje gazetarëve, të jenë gjithnjë përcjellës të së vërtetës dhe të mos rrëmbehen nga joshja e politikës dhe njerëzve të pushtetit.
 
Sipas Nishanit, liria e medias është thelbësore për shkallën e lirisë dhe demokracisë së një vendi, ndërsa shtoi se detyra e gazetarit nuk përfundon me dhënien e informacionit, por me reagimin nga ana e publikut, dhe rrjedhimisht përmirësimit të shoqërisë sonë.
 
“Të nderuar gazetarë, tashmë në këtë takim që po shndërrohet në tradicional. Viti 2014 ishte i mbushur me ngjarje dhe ju keni mbajtur një peshë të madhe, dhe prandaj dua të ju fal;enderoj të gjithë ju që jeni të pranishëm, dhe të gjithë kolegët kudo që ndodhen. Ngjarje të gëzuara, me tension, edhe tragjike janë konsumuar në harkun e këtij viti që kaloi, por falë jush ato i kanë mbërritur publikut në kohë reale. Edhe pse na kritikoni shpesh, ne njerëzit e politikës, jam thellësisht i bindur se heshtja juaj do të ishte shqetësim dhe jo kritika. Për mua ajo është një mundësi më shumë për të gjykuar veten në raport me nevojat dhe Kushtetutën e këtij vendi. Jeni ju që përmirësoni mënyrën tonë të komunikimit dhe standardet demokratike të shoqërisë sonë. Si President, si qytetar, mund të pohoj se shkalla e lirisë së medias, dhe debatet që përcjell, denoncimet që bën, janë matësi më i mirë i standardeve të demokracisë. Në diktaturë ajo ishte një mjet propagande. Në pluralitetin e saj, media është roje e parimeve demokratike, dhe fermenti më aktin në ndërgjegjen shoqërore. Në 23 vite, media ka marrë një zhvillim që nuk e imagjinonim. Kjo është një arritje që duhet ruajtur dhe inkurajuar. Personalisht në këtë pozicion e quaj obligim të madh për të kontribuar në drejtim të lirisë së medias sepse nëse rrezikohet gazetari, rrezikohet ccdo gjë. Në fjalët dhe kamerat tuaja ju posedoni një pushtet dhe përgjegjësi të madhe, dhe sa më shumë t’i shmangeni tundimit, dhe të thoni të vërtetën, pushteti që konsiderohet i katërti, etiketisht bëhet i pari. Nëse respektoni të drejtën e individit për privatësi, kurobjektit i jepni të drejtën e mbrojtjes ju shndërroheni në avokat publik. Gjithashtu është detyrë e juaja të informoni sa më shumë për politikën, parlamentin, sepse transparenca e tyre e bën më të shëndetshme jetën dhe demoklracinë në vend. bëjeni atë pa rënë në joshjen e politikës. Puna juaj nuk është e përfunduar në momentin që shoqëria iformohet, por kur ajo reagon ndaj problemeve të përditshme.Liria mediatike, dëmtohen kur shoqëria hesht, po aq sa një shoqëri e mbyllur pengon informacionin. Populli ynë ka bërë një rrugë të gjatë, le të punojmë së bashku për të ruajtur lirinë e medias, në trajektoren e së vërtetës në vitin 2015.” u shpreh në fjalën e tij Presidenti Bujar Nishani


Nishani nderon me titull të veçantë gazetaren e ndjerë, Enkelejda Skënderasi
Në përfundim të takimit me gazetarët, Presidenti i vendit Bujar Nishani, ka nderuar me një titull të veçantë gazetaren Enkelejda Skënderasi e cila u nda nga jeta në korrik të këtij viti në një aksident rrugor teksa po udhëtonte në drejtim të fshatit Panarit.
 
Në fjalën e tij Nishani tha snderimi për gazetaren e ndjerë, shkon për meritat e saj të veçanta civile

“Enkelejda Skënderasin ta kujtojmë, në shenjë nderimi, duke i dhënë një titull të veccantë, për merita të veçanta.” u shpreh Nishani
 
Enkelejda Skënderasi humbi jetën tragjikisht në korrik të 2014, teksa mjeti tip “Fouristradë” me të cilin ajo udhëtonte me katër persona të tjerë në drejtim të fshatit Panarit ku do të pasqyronte një aktivitet, ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë nga një lartësi rreth 20 metra.
 
Aksidenti rezultoi fatal për 29-vjeçaren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa katër bashkudhëtarët e saj në makinë mundën të shpëtonin, duke marrë vetëm plagë të lehta.
 
Enkelejda Skënderasi ushtronte profesionin e gazetares prej vitesh dhe së fundi punonte në televizionin “News 24”, ku raportonte lajmet që vinin nga qarku i Korçës, vendin ku ajo kishte lindur, dhe ku tashmë do të prehet përjetësisht.