Nis verifikimi dëmeve nga përmbytjet në Fier, 5 grupe në terren

590
Bashkia e Fierit pritet të nisë sot punën për verifikimin dëmeve në zonat e përmbytura si pasojë e shirave të dendur të ditëve të fundit. Në terren janë 5 grupe verifikimi të cilët do shkojnë në çdo familje për të parë nga afër dëmet.
Grupet e verifikimit të dëmeve përbëhen nga inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga njësitë administrative, përfaqësues të Emergjencave Civile, të bashkisë si dhe kryeplaku i fshatit.
Grupet e verifikimit do mbajnë dokumentacionin përkatës, ndërsa është detyrë e tyre që të përfundojnë verifikimin brenda ditës së premte.
Sigal