Nis vaksinimi ndaj gripit i edukatoreve dhe arsimtarëve

109

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur e programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Ministrja ishin sot në kopshtin 36 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit të stafit këtij institucioni arsimor.

U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ajo shtoi se  në vend kanë mbërritur dhe 230 mijë vaksina që do shpërndahen për të moshuarit dhe për të sëmurët kronikë.

Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Eshtë një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”, tha Manastirliu.

Bashke me ministren ishte dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili nënvizoi domosdoshmërinë e lehtësimit të sistemit shëndetësor në këtë periudhë të vështirë në betejën ndaj COVID-19.

Është shumë e rëndësishme që ta lehtësojmë sistemin nga mbivendosja e disa sfidave dhe le të fokusohemi te Covid, sepse vaksina e gripit ekziston, mund të shpërndahet në mënyrë efektive, brenda pak ditëve në rreth gjysmë milionë banorë, sidomos grupet vulnerabël, të moshuarit, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që shërbejnë në front kur vjen puna te trajtimi i fëmijëve, qofshin mësuesit, edukatoret apo edhe ndihmëset, sanitaret që ne kemi nëpër çerdhe dhe kopshte”, theksoi Veliaj.

Prej muajit shtator ka nisur në të gjithë vendin vaksinimi kundër gripit falas i personelit shëndetësor dhe kategorive të tjera të rrezikuara, duke filluar nga fëmijët 0-5 vjeç, të sëmurët kronikë, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, edukatoret dhe arsimtarët, etj.