Nis sot testimi për infermierët, të parët 4 spitalet universitare të Tiranës

558
Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, sot pas orës 16:00 do të kryet testimi i infermierëve në 4 spitalet universitare të Tiranës. Të përfshirë në testim do të jenë infermierët e QSUT-së, maternitetit “Mbretëresha Gelardinë”, marteniteti “ Koço Glozheni” si dhe spitali “Shefqet Ndroqi”.
Testi do të zhvillohet në ambientet e Universitetit të Mjekësisë dhe në Fakultetin e Infermerisë, ndërsa infermierët të cilët kanë 5 vitet e fundit para se të dalin në pension nuk do të përfshihen në testim. Gjithashtu edhe infermierët të cilët kanë 1 vit punë nuk do të testohen.
Testimi do të vijojë edhe në fund të muajit gusht deri sa të merren në provë të gjithë infermierët që ofrojnë shërbim shëndetësor në vend. Në testim do të përfshihen infermierët të cilët punojnë në spitalet rajonale dhe në spitalet private. Partia Demokratike është kundër testimit të mjekëve dhe të infermierëve dhe e ka kundërshtuar disa herë këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sigal