Nis punën ambasadori Donald Lu ‘SHBA 3 prioritete për Shqipërinë’

487
Sigal

TIRANË – Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në ditën e parë zyrtare të punës ka zhvilluar edhe konferencën e parë për shtyp, ku ka prezantuar në duke folur shqip veten dhe tre prioritetet e Amerikës për Shqipërinë.

“Së pari mbështetja ndaj Shqipërisë për reformat në anëtarësimin në BE. Së dyti zhvillimi Shqipërisë si një aleat më i fuqishëm i NATO-s. Dhe së treti  Ndihma në forcimin e institucioneve demokratike.”- tha ambasadori Lu.

Më tej ambasadori Lu ka dhënë edhe sqarimet përkatëse për këto tre prioritete. Duke uruar fillimisht për marrjen statusit kandidat për në BE, ai vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm në strukturat euroatlantike. Duke theksuar se do të japin një mbështetje e nxitje të madhe në luftën kundër krimit të organizuar.

“Së dyti duam që Shqipëria të jetë një aleat më i fuqishëm i NATO-s.”- tha Lu duke shtuar se kjo do të thotë që duhet të kuptojmë rolin e saj ushtarak, ku pas angazhimit krah për krah në Afganistan do të përgatit ushtria edhe për misione të tjera.

Duke u ndalur te prioriteti i tretë, ai i forcimit të institucioneve demokratike, Lu thekson se vazhdimi i bashkëpunimit është i rëndësishëm dhe se SHBA do të japë ndikimin e saj për një zhvillim më të madh të OJQ-ve në Shqipëri.

“Marrëdhëniet mes dy popujve tonë janë të forta. Unë do të punoj për t’i cuar përpara këto marrëdhënie. E di që shqiptarët presin shumë nga ambasada dhe ambasadori për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi pasur. Jeni të sigurt që ambasada dhe unë do të vijojmë të jemi miq të vërtetë të shqiptareve. “- tha ambasadori Lu.

Lu: Politika e SHBA nuk ndryshon, së bashku kundër ISIS
“Politika e SHBA nuk ndryshon, respekt të madh për paraardhësit e mi. Ajo që ka ndryshuar dhe është bërë më e pjekur është marrëdhënia jonë.”- tha Lu duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
Më tej ai është ndalur edhe te lufta kundër terrorizmit, ku e ka theksuar si një nga fushat më ët qarta të bashkëpunimit.
“Si aleat në NATO, po punojmë krah më krah në Afganistan dhe kundër ISIS. Po punojmë për të parandaluar luftarë që të shkojnë në Siri. Kjo marrëdhënie ishte e paimagjinueshme para 20 vitesh. Një nga fushat e qarta për një bashkëpunim më ët madh në të gjithë botën është luftimi i terrorizmit.”
 
SHBA janë ët hqtësuar për luftëtarët  e huaj që marrin pjesë në Siri dhe kërcënimin që paraqesin kur kthehen në vendin e tyre të origjinës. Po punojmë në shqipëri, për të bashkërenduar veprimet.
 
Lu: Sulmi ndaj Charlie Hebdo, sulm kundër demokracisë e vlerave që ndajmë
Sulm kundër demokracisë dhe vlerave që ndajmë me Shqipërinë dhe Francën e ka cilësuar, ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, sulmin e 6 ditëve më parë në revistën satirike  “Charlie Hebdo”.

“Sulmi ndaj “Charlie Hebdo”, jo vetëm një sulm kundër njerëzve të pafajshëm por një sulm kundër demokracisë dhe vlera  që SHBA dhe Franca punojnë sëbashku për t’i promovuar kudo në botë. Këto janë vlera që ndajmë me Shqipërinë. “- tha Lu.
 
Ai më tej është ndalur te problematika e luftëtarëve të ISIS, që kthehen në vendet e tyre pas luftës në Siri.

“SHBA janë të shqetësuar për luftëtarët  e huaj që marrin pjesë në luftën Siri dhe kërcënimin që paraqesin kur kthehen në vendin e tyre të origjinës. Po punojmë në Shqipëri, për të bashkërenduar veprimet.”- u shpreh ambasadori i SHBA, Donald Lu.