Nis pagesa në Rrugën e Kombit, ankohet shoferi i furgonit: Më morën 5 euro, jo 100 lekë!

551
Sigal

Prej mesnatës së sotme ka nisur të aplikohet tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit, ku janë vendosur gjithsej 10 sportele për pagesat.

Ndërkohë që një prej shoferëve të furgonëve që bëjnë çdo ditë rrugën nga Kukësi drejt Tiranës ka shprehur shqetësimin e tij, pasi është detyruar që të paguajë 5 euro për kalimin, ndryshe nga kolegët e tij që kanë mjete të të njëjtit lloj.

Drejtuesi i mjetit thotë se ka paguar 5 euro me licensë të transportit publik ndërsa shokët e tij nga 100 lekë furgoni është 8+1 dhe është i regjistruar në Kukës.