Nis në nëntor ndarja e mbetjeve: Të riciklueshme o të pariciklueshme

569
Sigal

Muaji nëntor do të shënojë edhe nisjen e procesit të ndarjes së mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ka vendosur ta nisë informimin për këtë proces me fëmijët e kopshteve ku do të ketë edhe një orë të vecantë edukimi për mbajtjen pastër të mjedisit.

Duke filluar nga muaji nëntor, ne do të vendosim dy kazanë mbeturinash në lagjen tuaj: një jeshil, ku do të hedhim mbetjet plastike, letrën, qelqin dhe metalin, si dhe një kosh tjetër ku do të hedhim mbeturinat e tjera. Ajo që dua është të na ndihmoni, t’u thoni prindërve që gjërat që mund t’i riciklojmë t’i hedhim te koshi i gjelbër, ndërsa gjërat që nuk mund t’i riciklojmë, t’i hedhim te koshi blu”

Nga Kopshti 20, i cili është rikonstruktuar tërësisht, Veliaj tha se falë pagesës së taksave, standardet në këto institucione arsimore janë krejt ndryshe.

 “Deri në fund të këtij viti, të gjitha kopshtet e Tiranës do të jenë në të njëjtin nivel me kopështin që përurojmë sot në Njësinë 3. Dua të falenderoj prindërit e fëmijëve, duke qenë se falë taksave dhe kontributit të tyre, apo të kompanive që operojnë në këtë zonë, na kanë dhuruar sot një kopësht model për Tiranën”

Veliaj shoqërohej edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, theksoi se ky kopsht është shembulli si mund të bëhen gjërat realitet, kur bëhen me pasion.