Sigal

Në rrethrrotullimin e njohur si “Zogu i Zi” në kryeqytet ka nisur instalimi i një obelisku, i bërë i ditur më parë në fillim të muajit Gusht, kur nisi prishja e shatërvanit që gjendej atje.

Së bashku me instalacionin projekti parashikon dhe vendosjen e një hapësirë të gjelbëruar përreth.

Zona, e cila është një nga pikat me trafikun më të madh të automjeteve në kryeqytet do të shndërrohet në një “oaz”, e rrethuar nga uji, duke krijuar kështu një pamje tjetër për udhëtarët që vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës, apo për turistët që vizitojnë Tiranën.