Nis kthimi i azilkërkuesve shqiptarë nga Gjermania, nesër kthehen 70 persona

571
Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë klasifikuar si vende të sigurta të origjinës, me kërkesë të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.
Kjo është bërë me synimin e procedimit të shpejtë të refugjatëve nga vendet e Ballkanit të cilët kërkojnë azil ekonomik në Gjermani.
Ky vendim do të ketë efekt të drejtpërdrejtë tek refugjatët që kërkojnë azil. Pasi kjo do të thotë se çdo kërkesë për azil nga refugjatë nga këto tre vende tashmë do të cilësohet si e pabazuar.
Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, nesër do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel me 70 persona.
Më parë, Gjermania ka klasifikuar si vend të origjinës së sigurt Maqedoninë Bosnjën dhe Serbinë. Klasifikimi i këtyre tre vendeve si vende të sigurta të origjinës solli rënie të menjëhershme të numrit të azilkërkuesve nga këtyre vende.
Përqindja e refugjatëve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina vitin e kaluar është rritur me vetëm 23%, ndërsa numri i emigrantëve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova është rritur me mbi 500%. 
Sigal