Nis çmontimi i çadrave te “Niko Dovana”, banorët: Nuk dimë ku të strehohemi

550
Sigal

Gjendja në stadiumin Niko Dovana në Durrës ende nuk është stabilizuar.

Akoma më shumë e rëndon parashikimi për rreshje shiu që do ta bënte edhe më të pamundur strehimin e tyre nëpër çadrat e vendosura, të cilat së fundmi kanë filluar t’i çmontojnë.

Banorët shprehen se i kanë premtuar që do të zhvendosen nëpër hotele në qytete të ndryshme por ende nuk ka nisur një lëvizje e tillë.

Banori 1: Do ikni nëpër rrethe na thonë. Disa thojnë të ikim në Berat dhe disa thonë Vlorë.

Banori 2: Dilni jashtë tek parkingu, çadrat do mbyllen. Se ku do të na çojnë. Na thonë që do na çojnë në hotel. Unë më mirë rri tek shtëpia se sa në hotel, çfarë sigurie kam në hotel. Më mirë rri dhe fle përjashtë.

Gazetari: Keni frikë?

Banori 2: Si nuk kemi frikë. Më i sigurt jam jashtë.

Gazetari: Pritet të fillojë shiu.

Banori 2: Shi ose tërmet nuk e di se çfarë parashikohet.

Problemi kryesor për ta është mungesa e informacionit se ku do të zhvendosen ndërkohë që banorët pohojnë se nëpër çadra mungojnë krevatë, dyshekë e batanije.

Banorja 3: Na kanë thënë dilni këtu dhe po dalim këtu për të ikur. Problemi është që nuk e dimë se ku të shkojmë. Nuk kemi as krevate e as dyshekë.

Gazetari: Ju kanë dhënë ndihma?

Banorja 3: Ushqime dhe ndihmën e shpejtë na e kanë dhënë por tani për momentin na kanë thënë ikni, se ku do ikim nuk e dimë.