Nipi plagos me thikë gjyshin në Kavajë

301
Sigal

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kavajë. Nipi 19-vjeçar ka plāgosur me thīkë gjyshin tij, pas një sherri në familje.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i riu D. G., u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thīkë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thīkë) me të cilën autori kreu plāgosjen.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Vihet në pranga 19-vjeçari që plāgosi me thīkë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thīkë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thīkë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thīkë) me të cilën autori kreu plāgosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhūna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e ārmëve të ftohta”.