Nikolla me ambasadorin zviceran Graff: Kërkimi shkencor në funksion të politikbërjes

483
Në konferencën kombëtare me temë “Nxitja e Praktikave Politikëbërëse të Informuara nga Evidencat’, një program ky i financuar nga Zvicra, u soll në vëmendje rëndësia e lidhjes midis hulumtimeve dhe politikbërjes në Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës u vu theksi tek lidhja midis kërkimit shkencor në shkencat sociale dhe politikëbërje, përfshirë këtu një debat politik kuptimplotë i cili u shpreh në nivele të dobëta. Një tjetër pikë e rëndësishme e konferencës kishte të bënte me politikëbërësit dhe vendimmarrësit sipas së cilëve, duhet të nxiten kapacitetet e tyre në përdorimin e kërkimit shkencor për të shkuar drejt praktikave të bazuara në evidenca kuptimplota dhe të konsoliduara.
Ndërkaq, si përgjigje ndaj këtij mjedisi, Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor mbështet shkencat sociale në rajon, për më shumë se 8 vite. Nisma aktuale më e rëndësishme “Dialogu i poltikave Kombëtare në Shqipëri’ e koordinuar në nivel kombëtar nga IDM është angazhuar në përfshirjen e aktorëve kombëtarë në një dialog bashkëpunimi për të mundësuar një ambjent politikbërës të informuar nga evidenca.
Nga ana e tij, ambasadori zvicerian në Tiranë, Christoph Graf tha nga ana e tij se “ndryshimi vjen përmes politikave të mira dhe politikat e mira vijnë nga njohuritë e duhura”. Pjesë e një demokracie të fortë është që vendimet të mos merren vetëm të bazuar mbi ideologji por mbi evidenca solide”. Graf shtoi gjatë fjalës së tij se “problemi nuk është se nuk ka hulumtues apo shkencëtarë në Shqipëri apo në Ballkanin Perëndimor. Por ata kanë nevojë të inkurajohen drejt një cilësie më të lartë të hulumtimeve dhe drejt shpërndarjes së gjetjeve tek publiku i duhur. Prandaj Zvicra promovon nisma të hulumtimeve dhe mbështet projekte studimore”.
Ndërkaq, Nikolla shtoi se ndër të tjera “me ligjin e ri të arsimit të lartë, hapëm një rrugë të re në mënyrën sesi shkohet në një politikë dhe draftimin e një ligji”. Besoj, ligji për arsimin e lartë është i rëndësishem për nga këndvështrimi që sjell, pasi i jep një vëmendje të posaçme kërkimit shkencor, si element të performancës së universiteteve’.
Sigal