Ngritje temperaturash? Ja si pritet të jetë moti nesër…

462
Sigal

Pas temperaturave të ulëta me ngrica, erë të fortë duket se moti po stabilizohet.

Sipas parashikimi të motit, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nuk do të ketë reshje shiu.

Pritet që të rriten temperaturat në vend.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 / 15°C

në vendet malore: – 4 / 9 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Për momente të shkurtra pritet të fryjë e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore. Nesër ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’. Ndërsa qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Megjithatë në sipërfaqe të lokalizuara këto qarqe pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’.

Image