Ngjarja e rëndë në Korçë, reagon policia: 55-vjeçari vrau veten me thikë

23
Sigal

Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr.8 të qytetit.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se E.L., 55 vjeç, i cili u gjet i vdekur nga e ëma, ka vrarë veten me thikë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.