Ngjarja e rëndë/ Kush është 26-vjeçari që vrau të dashurën dhe veten në Tiranë

366
Sigal

Klinton Pira është 26 vjeçari që shkaktoi një tragjedi në Tiranë, duke vrarë me thikë të dashurën ganeze dhe më pas duke vrarë veten.

Pira ishte në një lidhje dashurie me ganezen, Jawsackie Jaboah. Ai kishte postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqej me të renë.

Ne fotot e postuara ai shpreh dashurinë për partneren e tij 31-vjeçare.

“I bekuar. Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time, të dua shumë bukuroshe”, janë disa prej mesazheve të Klinton Pirës.

Ata u konfliktuan në një banesë me qira ditore, në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Fillimisht 26-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.

Pira ndërroi jetë në vend, kurse ganezja Jawsackie Jaboah, u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.