Ngacmoi seksualisht 20-vjeçaren, arrestohet 69-vjeçari në Belsh

101
Sigal

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 42 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në lagjen “5 maji”, duke drejtuar motocikletën, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 55 vjeç, banues në Gramsh, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me shtetasin L. D., 60 vjeç, banues në Gramsh. Gjithashtu, u referuan materialet dhe u shpall në kërkim shtetasi F. D., 25 vjeç, pasi për shkak të konfliktit të të atit, shtetasit L. D., ka goditur me grusht, shtetasin M. Z. Punohet për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.