Nga vrasja në plazh, tek shpëtimi nga dënimi me nëntë vite burg, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. Çfarë iu gjet sot Eduart Xhezos

531
Sigal

Eduart Xhezo, i cili sipas bluve “është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”, u kap sot nga Policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës.

“Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J..

Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje”, tha policia sot.

Eduart Xhezo, i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë është një person me të kaluar kriminale.