Nga snajperistët tek FRONTEX për kapjen e gomones me 1.7 ton drogë. Policë të plagosur ranë në det

507
Policia greke në deklarate zyrtare për shtyp dha detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria. Deklarata para pak minutash.
Janë sekuestruar 1.6 ton marijuanë. Janë arrestuar në zona të ndryshme të Athinës 10 pjesëtarë të organizatës ndërkombëtare të drogës përfshirë dhe 3 drejtuesit e gomones. Operacioni pas grumbullimit të informacionit mbi një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës me mjete të shpejta ujore e cila vepronte në mënyrë sistematike. Policia kishte informacion mbi emrat e pjesëtarëve të organizatës, veprimet e tyre, të dhëna mbi gomonen etj dhe për këtë organizoi operacionin ku morën pjesë skafe të policisë, avion i FRONTEX, helikopter dhe snajperistë.
Gomonia u vrojtua teksa hyri në brigjet shqiptare, u ngarkua aty dhe në kthim, teksa u fut në ujerat greke nisi ndjekja. Trafikantët hapën zjarr ndaj një skafi të policisë greke. Skafi i policisë iu kundërpërgjigj por teksa kreu manovra, disa policë ranë në det duke u plagosur. Përfundimisht gomonia u ndalua midis Makronisit dhe ishullit Kea pas goditjes nga snajperistët që ndodheshin në helikopter, të cilët kanë vepruar në kushte të vështira për shkak të shpejtësisë së madhe të gomones dhe errësirës.
Brenda në gomone u ndaluan 2 shqiptarë dhe 1 italian, njëri prej të cilëve u transportua me autoambulancë drejt spitalit “Evagelismos” të Athinës sapo mbërriti në portin e Pireut për shkak të disa lëndimeve. Operacioni vijoi me disa arrestime, konkretisht 4 shqiptarë të tjerë, 1 italian, 1 bullgar dhe 1 grek ndërsa disa janë shpallur në kërkim duke e çuar numrin e të arrestuarve në 10 në total. Duhet thënë se trafikantët kanë hedhur në det gjatë ndjekjes edhe sasi të tjera droge, arme dhe materiale të tjera, megjithatë veç drogës dhe gomones me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secila, u sekuestrua gjatë kontrolleve dhe një tjetër gomone me 4 motorë nga 350 kuaj fuqi secila, disa armë dhe materiale të tjera. Ndërkohë vijon bashkëpunimi me agjenci të tjera europiane për zbardhjen e veprimtarisë së këtij grupi kriminal. Ministri grek i mbrojtjes, Panajotis Kurumplis dhe zv.ministri Nektaros Santorinios, i shprehen falënderimet e Shefit të Policisë Kufitare greke, Stamatio Rapti dhe efektivëve të kësaj policie.
Sigal