Nga nesër rihapen baret dhe restorantet, ja çfarë duhet të keni parasysh

72

Duke filluar nga nesër (18 maj) baret dhe restorantet do të nisin aktivitetin e tyre. Pas më shumë se dy muajsh të mbyllur si pasojë e Covid-19, njerëzit do të mund të ulen sërish në kafene, por duke iu përshtatur rregullave të reja të sjelljes.

Pak ditë më parë, në portalin e-Albania u publikua protokolli që duhet të ndjekin biznese të tilla për të mos rrezikuar qytetarët dhe për të ruajtur sa më shumë distancimin social. Cilat janë disa prej rregullave që duhet të dini?

1. Personeli i bareve/lokaleve do të ketë shumë pak kontakte me klientët, ndërkohë që është rreptësisht e ndaluar të prekë hundën, gojën, apo sytë pasi ka prekur sende apo para të marra nga klientët.

2. Punonjësit duhet të bëjnë vetë vlerësimin e shenjave të koronavirusit si dhe janë të detyruar të tregojnë rreth historikut të kontakteve me persona të infektuar.

3. Që prej 18 majit, përgjegjësit e lokalit kanë për detyrë të verifikojnë simptomat e të gjithë punonjësve.

4. Sipas udhëzimeve të përkohshme publikuar nga e-albania, do të ndalohen të gjithë personat me temperaturë mbi 37.5 të futen në ambientet e lokalit.

5. Brenda kafeneve/restoranteve nuk do të lejohet më shumë se një klient, ndërkohë që jashtë klientët duhet të respektojnë distancën.

6.Klientëve do t’i rekomandohet pagesa me kartë, për të shmangur kontaktin përmes parave.