Nga Moska në Rinas, izraelitit i bllokohen 250 mijë Euro

658
Një shtetasi izraelit i janë sekuestruar 250 mijë Euro nga Policia Kufitare e Rinasit, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Izraeliti me iniciale E.R. 49 vjeç, po udhëtonte nga Moska për në Shqipëri. Atij iu gjet shuma e parave prej 250 mijë Euro, e cila iu sekuestrua.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa izraeliti do të ndiqet në gjendje të lirë.
Sigal