Nga Greqia për në Shqipëri me makinën plotë me fishekë, arrestohet 59-vjeçari në Kapshticë

297
Sigal

Një 59-vjeçar nga Mati është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë për shkak se i janë gjetur një sasi e madhe fishekësh gjuetie.

I arrestuari mësohet se është A. H., 59 vjeç. Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën  e tij “Opel”, autoritetet kanë gjetur 625 fishekë arme gjahu, sasi për të cilën ky shtetas nuk dispononte licencën për import/eksport nga organet kompetente.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. H., 59 vjeç, banues në fshatin Karicë, Mat, konstatuan 625 fishekë arme gjahu, sasi për të cilën ky shtetas nuk dispononte licencën për import/eksport nga organet kompetente.