Nga fillimi i pandemisë u importuan 137 milion euro ilaçe

367
Sigal

Që prej nisjes së pandemisë në mesin e muajit Mars e deri në fund të muajit të kaluar Shqipëria ka importuar në total 17 miliardë lekë, ose 137.2 milionë euro, rreth 1 miliardë lekë në krahasim me një viti më parë.

Pasiguritë në rritje për virusin e ri nxitën kompanitë farmaceutike që të importonin më shumë ilaçe kryesisht gjatë muajve të parë të përhapjes së koronavirusit në vend.

Përhapja e virusit ka gjatë kësaj periudhe ka shtuar ndjeshëm kërkesën për antibiotikë, vitamina kryesisht për atë C dhe D, teksa konsum në rritje ka pasur edhe për medikamente të tjera si kortizonikët apo antikoagoulantët që përdoren masivisht nga të prekurit me Covid-19.

Sa i takon vendeve drejt të cilave Shqipëria ka eksportuar më shumë medikamente gjatë muajit të kaluar, Italia kryeson listën me një rritje prej 14%, veçanërisht për vitaminat.

Rritje nga ana tjetër kanë shënuar edhe produktet farmaceutike të importuara nga Zvicra, teksa Turqia nga ana tjetër renditet në vend të tretë drejt të cilit Shqipëria ka marrë dërgesa ilaçesh me rreth 10% të totalit.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë parë një rritje të ndjeshme në vend kohët e fundit, diçka që mund të sjellë një kërkesë të shtuar për medikamente që përdoren për trajtimin e virusit, e rrjedhimisht edhe një rritje të importeve të barnave në muajt në vijim.