Nga Bronze në Diamond: Një histori suksesi e Solo Q Albania

235
Sigal

Në datë 2 Korrik, GameON organizoi finalen e Red Bull Solo Q Albania për League of Legends. Eventi u krye në premisat e Kinema Millennium në Tiranë duke nisur nga paraditja e deri pasdite.

Red Bull Solo Q është turneu global 1v1 i League of Legends, i cili sjell lojtarët nga e gjithë bota të konkurrojnë për të triumfuar dhe promovuar lojtarët e rinj të cilët duan të kenë një karrierë në eSports. Ky ishte Edicioni i Tretë që GameON organizonte Kualifikueset për Shqipërinë të Red Bull Solo Q, i cili vinte pas një pauze të Solo Q në 2021 për shkak te pandemisë.

Me GameON që po hyn në vitin e 6 që nga themelimi, është e qartë që komuniteti është rritur masivisht dhe ne kemi marrë mjaft eksperiencë gjatë kësaj kohe, nëpërmjet partnerëve tanë lokal dhe global.

Këta partnerë na kanë lejuar të ndjekim vizionin tonë për të ofruar struktura ku gamers mund të bashkohen, informohen, edukohen dhe argëtohen. Prandaj ne do të donim të dedikonim një falenderim special të gjithë të përfshirë në këtë projekt të cilët janë: Red Bull, Gjirafa, FaceIT, Riot Games, AOC dhe Freakz4U duke e bërë këtë një ndër eventet me organizimin dhe pjesëmarrjen më të mirë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë!

Sa për mbarëvajtjen e finales. Solo Q Albania ishte një sukses i vërtetë. Gjatë eventit ne kishim plot 240 ndjekës të cilët e mbushën plot sallën e Millennium. E përveç ndjekësve live, ne kishim mijëra ndjekës online dhe një ndërveprim aktiv mes komunitetit të gaming në Shqipëri.

red bull solo q finals albania, league of legends 1v1,

Pjesëmarrësit erdhën gjatë paradites kur kishin mundësi të flisnin me stafin e GameON, të bënin network me komunitetin, të luanin me pajisjet e ofruara nga Gjirafa50, të konsumonin diçka nga banketi ynë si dhe normalisht red bulls nga stafi i Red Bull.

Pas eventit të networking, pjesëmarrësit ishin gati të zinin vendet e tyre brenda në kinema për të ndjekur 16 finalistët e Red Bull Solo Q, të cilët u përballën me njëri tjetrin derisa nxorrën një fitues, i cili ishte Gesi Dano. Gjatë gjithë kohës audienca ishte elektrizuese për vetë lojtarët por po ashtu dhe për prezantuesit si dhe casters të GameON Albania.

Përshtypjet e lojtarëve ishin shumë të mira pas eventit duke e krahasuar me evente globale të League of Legends nga ana e organizimit dhe promovimit. Pjesëmarrësit nga ana tjetër shprehën mirënjohje për këtë event i cili ofroi një eksperiencë ndryshe e cila nuk ndodh ose ndodh mjaft rrallë në trevat shqiptare. Partnerët dhe aktorët në ekosistem së fundmi dolën mjaft të kënaqur nga Red Bull Solo Q i cili ishte një ngjarje që tejkaloi pritshmëritë e tyre.

Si pjesë e ekipit tonë, ne kishim mjaft anëtarë të komunitetit të cilët nëpërmjet dedikimit, pasionit dhe konsistencës arritën të krijonin një event vërtet special. Stafi ynë është krenar me rezultatet e eventit duke sjellë bashkë komunitetin e gaming në Shqipëri, partnerët si dhe influencers & streamers. Një falenderim vërtet i veçantë shkon dhe për ju!

Mezi presim të krijojmë më shumë evente të tilla duke pasur një impakt gjithnjë në rritje në audiencën shqiptare.

Faleminderit,
Fatjon