Nga Alfred Balla, te Llagami dhe Bungo , anëtarët e KLGJ, KLP dhe KPK kërkojnë të katapultohen në Kushtetuese

50
Sigal

Nis shpërblimi për detyrimet ndaj kokave të vettingut për ‘punën e palodhur’ të këtyre anëtarëve me katapultimin e tyre në krye të organeve të kësaj drejtësie të ‘reformuar’, që rezultoi zhgënjim për qytetarët që besuan në një drejtësi të re, pasi dosjet e tyre zvarriten me vite pa u gjykuar, falë shkarkimeve të gjytarëve sipas direktivave .Publikohen emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për vakancën e lënë nga Elsa Toska, e cila dha dorëheqjen.Kjo e fundit dha dorëheqjen më 19 shtator të këtij viti, për arsye personale. Me dorëheqjen e saj, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.

Vakanca e saj i përkiste Kuvendit dhe në garën që u hap, kanë aplikuar 10 emra, një pjesë e madhe e tyre mjaft të njohur.

NOA

Bie në sy se një pjesë janë anëtarët apo ish-anëtarë të KLGJ dhe KLP që duan të katapultohen në Kushtetuese.

Kemi Alfred Ballën, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga drejtimi i KLP. Po ashtu kemi ish-kryetaren e KLGJ Naureda Llagami, e cila pak ditë më parë la postin drejtues për shkak se i mbaroi mandati. Po ashtu është Nurihan Seiti, anëtare e KLP. Mes emrave ka dhe anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mes tyre është Roland Ilia.Emrat tani do t’i kalojnë KED-së, e cila në fund do t’i dërgoj 3 prej tyre Kuvendit dhe më pas do të bëhet votimi. Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019. Me një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, Elsa Toska u bë një nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 48-vjeçarja mori “OK” nga Parlamenti, ku u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër.Ndërkohë flitet se në listë është dhe Genta Bungo.

10 kandidatët

  1. Alfred Balla
  2. Eris Hysi
  3. Gentian Zyberi
  4. Irena Nino
  5. Klodian Rado
  6. Naureda Llagami
  7. Nertila Sadedini
  8. Nurihan Meta (Seiti)
  9. Roland Ilia
  10. Sinan Tafaj