NEWSBOMB.AL mbyll sondazhin për DURRËSIN: Ja si kanë votuar lexuesit për kandidatët e tre forcave politike

513
Sigal

Newsbomb.al mbyll sondazhin e perceptimit të qytetarëve durrsakë për votat që do tu jepnin kandidatëve të tyre në tre listat e PS, PD e LSI.

Sipas perceptimit të shprehur nga qytetarët në web, më e votuara mbetet Elona Guri, drejtuese e LSI për qarkun e Durrësit me gati 1700 vota, ndërkohë që ndiqet nga Edi Rama i PS që është i teti në listën e Durrësit me 745 vota.

Nga PD, drejtuesi i qarkut Edi Paloka ka arritur të mbledhë 270 vota të qytetarëve që kanë shprehur percepimin e tyre në Newsbomb.al.  Më poshtë do të botohet lista e kandidatëve për deputetë, me votat që kanë marrë sipas renditjes në webin tonë.

Durrësi është një nga qarqet më të rëndësishme në vend dhe një ‘patate e nxehtë” për këto zgjedhje. Në Durrës dalin 14 deputetë për në kuvendin e Shqipërisë.

Sondazhet tregojnë se PS kryeson lehtë në qark, ndërkohë që PD, sipas sondazhit të Euronews, ka një rritje të dukshme nga zgjedhjet e 2017 ku mori vetëm 4 mandate për deputetë dhe tani synon 7 të tillë. Në zgjedhjet e kaluara PS mori 8 mandate, por tashmë e rrezikon të tetin, edhe pse i teti në listë nga PS, eshtë vetë kryeministri Edi Rama.

Votat e kandidatëve të PS

1- Edi Rama 745 vota

2- Milva Ekonomi 196 vota

3- Alban Xhelili 117 vota

4- Lefter Koka 69 vota

5- Jurgis cyrbja 41 vota

6- Klodiana Spahiu 38 vota

7- Rrahman Rrahja 33 vota

8- Klementina Mece 32 vota

10- Denis Deliu 23 vota

11- Arkend Balla 21 vota

Votat e kandidatëve të PD

1- Edi Paloka 249 vota

2- Oert Bylykbashi 151 vota

3- Agron Duka 108 vota

4- Andia Ulliri 49 vota

5- Ferdinand Xhaferri 47 vota

6- Igli Cara 37 vota

7- Agim Baci 27 vota

8- Florian Tahiri 19 vota

9- Manjola Luku 18 vota

10- Aulon Kalaja 14 vota

11- Rezart Tusha 13 vota

Votat e kandidatëve të LSI

1- Elona Guri 1697 vota

2- Bahri Shaqiri 515 vota

3- Shemsi Premci 33 vota

4- Rexhina Leka 20 vota

5- Eraldo Luku 18 vota

6- Artur Baku 15 vota

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës.