Neurologu i Lushnjës, Dr. Abaz Quka, shpallet ndër 100 mjekët më të mirë të Botës

7573
Sigal

 

Ky është neuropsikiatri Abaz Quka në Lushnjë, me një përvojë 45-vjeçare. Ai
është mjaft i kërkuar për humanitetin e tij, papërtueshmërinë brenda e jashtë
rrethit dhe në çdo ore te ditës dhe natës. Celulari dhe telefoni i tij nuk
mbyllen kurrë. Studimet e larta dhe ato pasuniversitare, i ka përfunduar me
rezultate shumë të larta. Ai është ndoshta, nga mjekët më të rrallë që kryen
viziteë të plotë të të sëmurit, sepse thekson ai shpesh, organizmi është një i
tërë si të thuash dhe në bashkësi me të gjithë organet. Nëse nuk e konsulton
mirë pacientin, si mund t’ia përcaktosh si duhet analizat biokimike dhe ato
imazherike?! Dhe pastaj, ilaçet që jep mjeku, mund të bëjnë mirë për një sëmundje,
por shkaktojnë efekte anësore në një organ tjetër.

 

Qetësi e përkushtim ndaj pacientëve, përvojë me kolegët

 

Durimi me të cilin Dr. Abazi sqaron pacientin, komunikimi i ngrohte e njerëzor
dhe pa distancë e me shume takt, janë veti dalluese të tij. Pra, ai është prekatar
dhe sillet me të gjithë në mënyrë empatike domethënë në atë mënyrë, që t’i
kuptosh mirë ndjenjat, emocionet dhe botë-përjetimet e atij që vuan dhe të sheh
në sy. Këto veti, ia ka transmetuar edhe të bijës, Aida, neurologe e cila ka
kryer studimet e larta në Tiranë me “Medalje ari”. Edhe tani që ka “dale” ne
pension, Dr. Abazi bën për të sëmurët, pa hiperbolizuar aspak, atë që do të bënte
për të afërmit e tij. Kur i paraqiten raste të rënda, si edhe tek ato që paraqesin
vështirësi për t’u zgjidhur në kohë, ai konsultohet me mjekë të ndryshëm të çdo
specialiteti, duke i shoqëruar vetë ata, për të shkëmbyer mendime e përvoja të
vlefshme dhe të ndërsjellta. Këtë e bënë edhe me mjekët e rinj specialistë të
Tiranës (ku shkon çdo fundjavë për kosultime) e të rretheve përkatës, të cilëve
vërtetë disa prej tyre, mund t’iu mungojë përvoja e duhur, por ata kanë më tepër
mundësi për t’u azhurnuar më shpejt me të rejat shkencore. Në fillimet e punës
se tij, Dr. Abaz Quka ka mësuar shumë nga mjekët përvojeshmërie të Lushnjës, siç
ishin Dr. Ihsan Çabej, Qirjako Zesho, Vasil Kuli etj. Prej mjekëve të Tiranës,
ka përfituar mjaft nga bashkëpunimi i ngushtë, dikur me profesorët e mjekësisë
Xhavit Gjata, Bajram Preza, Ulvi Vehbiu, Hysen Baboçi, Ali Kuqo, Luljeta Lleshi,
Altin Qoka, Tefta Pikuli, Nestor Polimeri dhe vitet e fundit edhe me Prof. Jera
Kruja e Mira Rakacolli. Po ashtu, me mjaft frytshmëri ishte konsultuar shpesh
me të ndjerët Prof. Xhelal Kurti, Arian Xhumari, Adrian Osmanlli e Llanubi Leka,
si dhe sot me neurokirurgët Prof. Mentor Petrela, Arsen Seferi e Ridvan
Alimehmeti, me neurofiziologët Prof. Gentian Vyshka e Florian Daci. Ai, me jo
me pak sukses mban lidhje të ngushta me kolegët nga fusha e psikiatrisë e
sidomos me Prof. Vuksan Kolën, Afrim Dangellinë, Fatime Elezin, Irena Thoman
etj. duke i “bombarduar” shpesh me pyetje e duke hyre ne diskutim me
ta.DR.Abazi i “eksploron” te gjitha mundesite shkencore njerezore si dhe ato
neuroimazherikeme Prof. Gjergji Vreton e tani me Dr. Arben Rrojin. Një rëndësi
të madhe i kushton bashkëpunimit me psikologun klinicist, Prof. Jashar Demirin
në Tiranë, duke pasur kështu rezultate të kënaqshme në sëmundjet neurotike e afektive
dhe në psikozat e përmirësuara. Dr. Abaz Quka lexon shumë në anglisht, frëngjisht,
italisht e rusisht. Kudo që shkon, kontaktin e parë e bënë në librari e
biblioteka.

 

Titulli: “Ndër 100 mjekët neuropsikiatër, më të mirë të botës”

 

Ai ka kryer një numër të madh studimesh nga fusha e Neuropsikiatrisë dhe ka
paraqitur postera shkencore ne Barcelonë, Paris, Stamboll, Athinë. Po ashtu,
zhvillon tema të spikatura në televizionet e Lushnjës, si dhe shkruan artikuj
shkencorë në shtypin e kohës. Eshte kjo pune e pasion i pashterur dhe
veprimtari teoriko-praktike që institucionet shkencore mjekësore ndërkombetare,
i kanë dhënë vlerësime pune. Dr. Abaz Quka është shpallur  ndër “100 mjekët neuropsikiatër më të mirë të
Botës” (Kenbrixh,2006), “Mjeku i vitit (2009,SHBA), “Medalje e artë” (SHBA, 2010),
“Çmimi Hipokrati” (Kembrixh 2009) dhe “Mjeku më i mirë profesionalisht në Bote”
(Angli, 2008). Por (siç thotë ai), vlerësimi më i rëndësishëm, për të është
titulli “Qytetar Nderi i Lushnjës” (2008), qytet që i ka kushtuar gjithë jetën  dhe e çmon si vendlindjen e tij të dashur, ku
vazhdon të jetoj…

IZET S. ÇULLI