Nesho: Basha humbi betejën e tij më 25 prill, bën luftë për ekzistencë

247
Sigal

Diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, deklaroi se Lulzim Basha e humbi betejën e vet më 25 prill.

Nesho thekson se Basha po bën thjesht një luftë për mbijetesë.

“Lulzim Basha e humbi betejën e tij më 25 prill. Basha tanimë bën luftë për ekzistencë. Referendumi në PD ishte shumë masiv dhe e shkarkoi Bashën.

Vetë PD ka marrë vendimet e saj. Kongresi i datës 11 dhjetorit kishte maxhorancën e delegatëve, kishte transparencë të plotë”, deklaroi Nesho.