Nesër temperaturat zbresin nën zero në zonat e ulëta, borë do të bjerë në këto vende

73

Dita e enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prej mesditës do të jenë të dendura, teksa reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët.

Në lartësinë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore në verilindje dhe juglindje me intensitet deri mesatar.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, era do te fryje nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen të jenë :
Zonat malore -6°C deri 6°C
Zonat e ulëta -1°C deri 12°C
Bregdeti 1°C deri 13°C