Nesër sërish radha e nënave me fëmijë/ Rama: Burrat punë shtëpie

338
Ashtu si një javë më parë, edhe nesër, do të jetë rradha e nënave me fëmijë deri në 10 vjeç që do të kenë liridalje deri në orën 11:00.
Sigal

Njoftimin si gjithmonë e jep kryeministri Edi Rama, i cili nuk kursen në ngacmime as burrat.

“NESËR GRATË DHE FËMIJËT DERI NË 10 VJEÇ MUND TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 11.00

NE BURRAT PUNË SHTËPIE DHE KONTRIBUT NË GATIM MUNDËSISHT”, shkruan Rama.

Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

Ditën e sotme ishte sërish rradha e pensionistëve për të shijuar temperaturat e larta në liri.