NESER-PARADA KUQ E ZI- TË SHTUNËN NË 6 AVE-43th Rd

573
Sigal

KUJTESË PËR VATRANËT DHE KOMUNITETIN – PARADA KUQ E ZI – TË SHTUNËN NË 6 AVENU-43th Rd/

Ditën e Shtunë, 9 qershor, që në mëngjes në orën 9.00 paradite nis festa kuq e zi.   Organizohet në Avenunë e 6-të, Manhattan, Parada e udhëhequr prej Rrënjëve Shqiptare – ALBANIAN ROOTS. Si për çdo vit shqiptarët janë “NJËSHI” i Paradës së Emigrantëve. Muzika shqiptare, veshjet kuq e zi, Flamujt Kombëtarë dhe ata Amerikanë, zotërojnë Aveniunë “Amerika”….Bëhuni Pjesë e kësaj Parade! Sillni fëmijët Tuaj aty! Bëjini që të ndjehen krenarë fëmijët, nipërit dhe mbesat me Kombin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Nënë Terezës…! Bëjini që të krenohen me Kombin Shqiptar! I vishni kuq e zi ata!

Të dashur VATRANË

Bëhuni pjesë e kësaj Parade, ku lartësohet jo vetëm imazhi i Vatrës, por dhe imazhi i Kombit shqiptar! Përfaqësojeni me dinjitet Vatrën Shqiptare, e cila është nismëtarja e paradave në SHBA, që më 1917 në Boston, kur Banda Muzikore”VARA” dhe Trupat Vullnetare, parakalonin në Boston! Dhe 3 vite më vonë, më 1920 do të udhëtonin drejt Shqipërisë për të mbrojtur Shqipërinë e Jugut dhe për t’u bërë pjesë e luftëtarëve në Luftën e Vlorës…Banda e shtetit shqiptar s’ishte gjë tjetër veçse Banda e “VATRËS”….Le ta çojmë më tej atë çfarë bënë paraardhësit tanë!

Bashkatdhetarë

Le të shpenzojmë 3-4 orë dhe të lartësojmë imazhin e Kombit tonë në sytë e amerikanëve dhe le të bëhemi ambasadorë masivë të Kombit tonë, duke i dhënë dhe një mësim të mirë klasës politike dhe shteteve shqiptare në vendlindje, se si i shërbehet Kombit! Bashkohuni të Shtunën, 9 qershor, Ora 9.00 am, në 43 Street and 6th Avenue. Vishuni Kuq e zi…! Merrni flamuj Kombëtar dhe Amerikanë me vete! Kjo Paradë i kushtohet UÇK-s. Krenarë që Jemi Shqiptarë!