“Nesër nis një cikël i ri protestash”, Goxhaj: Nëse nesër studentët e pavaksinuar nuk futen dot me dhunë në universitet, i ftoj të marshojmë drejt…

219
Sigal

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në një emision, për të folur lidhur me kushtin që u është vënë studentëve për të qenë të pranishëm në auditore. Në bazë të një njoftimi të dhënë pak ditë më parë nga rekotori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ditën e nesërme, asnjë student i pavaksinuar nuk do të lejohet të hyjë në auditor. Përjashtim do të bëjnë vetëm ata të cilët kanë një tampon negativ.

Goxhaj tha se duke filluar që nga dita e nesërme, do të niste një cikël i ri protestash, ku do të ishin pjesë kryesore studentët. Ai tha se nëse nesër studentët nuk do të mund të hynin as me dhunë nëpër auditore, atëherë ishin të ftuar të shkonin në protestë në sheshin Nënë -Tereza për të vazhduar një marshim drejt kryeministrisë sepse sipas avokatit, është vetë kryeministri Edi Rama i cili merr vendime të tilla.

Ditën e nesërme nis zyrtarisht viti akademik në universitet, ku studentët dueht të jenë të vaksinuar. A reflektohet në protestë dëshira e studentëve për të mos u vaksinuar?

Avokati Altin Goxhaj: Dje ka pasur më pak protestues se herët e tjera, por ka pasur shumë më tepër studentë. Dje kemi pasur numrin më të lartë të studentëve. Numri mbase mund të jetë i vogël sepse kjo është e 7 protestë. Tashmë ishte e shtata javë dhe e shtata protestë. Tashmë jemi futur në agjendën europiane të protestave që bëhen në cdo të shtunë. Dje është bërë përfudnimi i një cikli protestash. Për të nisur nëj cikël të ri protestash, të cilat do të jenë në varësi të çështjeve. Protestat fillojnë me studentët si bazë. Do të fillojnë nesër në orën 10. Por gjithmonë do të fillojnë nëqoftëse studentët do të shkojnë në orën 8:00 dhe deri në orën 10:00 nuk do t’i lejojnë për shkak të mos-vaksinimit.

Shumë nejrëz vendosin të blejnë teste, jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende. Mendojnë se e zgjidhin problemin. Ata nuk e dinë se kur të vijë doza e tretë do të zbulohet nëse do jenë të vaksinuar apo jo. Kjo do ti bëjë ata të përfundojnë përballë një shantazhi që ose të vaksinohen ose të futen në burg për falsifikim. Zgjidhja nuk është të marrësh fletë fallco, por ta ndalosh të keqen. Do të thotë që nëse shkon në shkollë dhe nuk të lënë të futen, le të futen me dhunë të bëhen bashkë gardh. Ju garantoj se policët e shtetit nuk do të reagojnë për këtë pasi e dinë se as fëmijët e tyre nuk do e pranonin këtë.

Shifra që ka dhënë rektori Artan Hoxha se janë vaksinuar gjysma e studentëve, është një mashtrim. Sepse nuk është aq numri, është shumë më pak, madje në Tiranë kjo është e sigurt. Pra nesër studentët nëse nuk futen dot as me forcë, janë të ftuar të vijnë në sheshin Nënë Tereza në orën 10 dhe të fillojmë një marshim. Të marshojnë drejt kryeministrisë sepse e dimë shumë mirë se këto vendime i merr kryeministri askush tjetër. Këto institucione, pra rektoriatet janë kthyer thjesht në vegla për të qenë pjesë e një dore që zotëron të gjitha pushtetet e Shqipërisë.