Nesër në Muzeu Historik Kombëtar, “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”

562
Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar çel dt. 28 Janar 2018, ora 10.00, ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”. Ekspozita prezanton për publikun foto te rralla dhe objekte vetjake të Ismail Qemalit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, si edhe libra dedikuar Ismail Qemalit.
Tryeza e Rrumbullakët Shkencore do të organizohet në të njëjtën ditë, ora 11:00. Tryeza do të fokusohet në rolin dhe veprimtarinë e Ismail Qemal Vlorës në çështjen shqiptare. Ligjëruesit në Tryezën Shkencore janë Prof.Dr. Valentina Duka, Prof.Dr. Kaliopi Naska, Prof.Dr. Nevila Nika, Prof.Dr. Frederik Stamati, Dr. Ariola Prifti, Dr. Paulin Marku dhe Dr.Ardit Bido.
Ju mirëpresim tek salla e ekspozitave dhe salla “Kostandin Shpataraku”!
Sigal