Nesër ndërhyrje në segmentin Maminas-Vorë, ja si devijohet qarkullimi i mjeteve

577
Sigal

Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia Rrugore njoftojnë se sonte ne ora 23:00 përfundon ndërhyrja ne aksin Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës-Tiranë.

Sipas ARRSH, ditën e nesërme, ora 05:30 do te vazhdojë puna me ndërhyrjen ne segmentin e parafundit Maminas-Vorë po në drejtimin Durrës-Tiranë.

“Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durres do të vazhdoje normalisht ndërsa mjetet që lëvizin nga Durrësi ne drejtim te Tiranës do devijohen ne rrugën dytësore nga Maminasi deri ne Vore.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetareve qe përdorin kete aks dhe bizneseve qe operojnë ne ketë zone ndersa tanimë ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë çka është paralajmëruar qe ne nisjen e punimeve”- thuhet në njoftimin e ARRSH dhe policisë rrugore.