Nesër lexoni/ Eksperti Fadil Kepi: Vjetërsia e punës për partnerët që shoqërojnë ushtarakët në rrethe, nënat….

85
Vjetërsia e punës për partnerët që shoqërojnë ushtarakët në rrethe, të punësohesh pas pensionit, nënat me shumë fëmijë dhe riemërimi në poste të larta zyrtare 


Rillogaritja e pensionit dhe procedurat
Pyetje
Pensionisti Ali Zalli nga lagja “Dardania” në qytetin “Bajram Curri” shkruan: Jam i datëlindjes 10 korrik 1952 dhe kam punuar i siguruar rreth 39 vjet përfshi dy vjet që kam qenë ushtar dhe një vit 1992-1993 në asistencë. Më 1 gusht 2017 dola në pension të plotë me 21,876 lekë në muaj. Me vitet e punës dhe rrogën që kam marrë pensioni më duket i ulët. Pyes, cila është baza ligjore që unë të kërkoj rillogaritjen e pensionit dhe procedurat që duhet të ndjek?
Përgjigje
Meqenëse qendra e fundit e punës para daljes në pension ka qenë Drejtoria e Shërbimit Spitalor Tropojë ju takon leja e zakonshme për periudhën e punuar gjatë këtij viti dhe deri në një rrogë mujore shpërblim. Gjithashtu sipas ligjit nr 8, me vendim qeverie dt 14.01.2015 ju keni të drejtë të aplikoni në Agjensinë e Sigurimeve Shoqërore për të përfituar kompensim të energjisë elektrike 648 lekë në muaj mbi pensionin mujor. Shuma e pensionit mujor varet nga vitet e punës të siguruara dhe paga mesatare bruto mujore për gjithë periudhat e punuara. Në moshën e pensionit 65 vjeç nga 36 vjet punë të siguruara që duhen për pension të plotë ju keni patur 38 vjet punë ose dy vjet më shumë, por për dy vjet që keni qenë ushtar dhe për periudhën që jeni paguar me asistencë për llogaritjen e pensionit paga është marrë 24 mijë lekë në muaj që është paga minimale bruto sipas vendimit të qeverisë 399 dt 1.05.2017. Ky faktor ka ndikuar në uljen e pagës mesatare për të gjithë vitet e punës që është e vlefshme për caktimin e pensionit. Sipas nenit 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr 7703 dt 11.05.1993 për “ankimimet” ju fillimisht duhet ti bëni ankesë me shkrim Komisionit të Ankimit në Drejtorinë Rajonale Kukës ku është dosja juaj e pensionit duke parashtruar pretendimet që keni. Kjo ankesë bëhet në agjensinë e sigurimeve shoqërore Tropojë. Nëse nuk bindeni me përgjigjen zyrtare….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal