Nesër do të lexoni/ Ushtarakët në rezervë të Shqipërisë kërkojnë një bashkim real e dinjitoz dhe jo farsë e intriga…

663
SHKURSH, Dega Vlorë
Kryetari – Maksim Ramohitaj 
Sekretari – Tajar Rustemi
Ushtarakët e liruar në rezervë të Shqipërisë, qysh nga viti 1991 e në vazhdim pas ndryshimit të sistemit politik dhe vazhdimin e reformave në ushtrinë shqiptare, bënë përpjekjet e tyre të vazhdueshme e në kushte të vështira, për t’u bashkuar, për t’u organizuar, deri sa arritën të krijojnë shoqatën e vet, shoqatën kombëtare të ushtarakëve në rezervë të Shqipërisë (këtej e më poshtë SHKURSH), me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 08.04.1996. Si e tillë, kjo shoqatë që lindi si nevojë dhe si kërkesë e domosdoshme e kohës për të kërkuar e mbrojtur të drejtat e ushtarakëve të liruar, të nëpërkëmbur nga forcat politike dhe qeveritë, kjo shoqatë që u shtri në degët dhe nëndegët e saj në të gjithë Shqipërinë, ka kaluar gjatë 21 vjetëve të aktivitetit të saj, vështirësi dhe peripeci të panumërta, por edhe është konsoliduar, është pjekur e mirëorganizuar më mirë në të gjithë vendin dhe është angazhuar e bërë pjesëmarrëse e anëtare e CIOR-it dhe Forcave të NATO-s. Kjo shoqatë kombëtare e ushtarakëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, me programin dhe statutin e saj, ka luftuar me të gjitha mundësitë dhe format nga më të ndryshmet, duke kërkuar herë pas here, para forcave politike, qeverive, parlamentit e presidentit, që të gjitha kategoritë e ushtarakëve të liruar e në rezerve t’ju jepeshin të drejtat…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal