Nënë Liza ankohet pas takimit me Ramën: Nuk morëm asnjë garanci

218
Sigal

Një ndër banorët që është takuar këtë të enjte me kryeministrin është dhe nënë Liza e cila është shprehur mosbesuese për atë që ka thënë kryeministri Rama.

Gjatë deklaratës së kryeministrit nëna është shprehur se nuk ka marrë asnjë garanci në lidhje me takimin e tij. Kryeministri i  është drejtuar se shtëpinë nuk mund t’ja sjellë në moment, para kuvendit.

“E do shtëpinë këtu s’ta sjell dot”, ka thënë Rama.

Ndërkohë nënë Liza thekson se nuk kanë marrë asnjë garanci.

“Asnjë garanci fjalët i merr era, unë nuk marr shtëpi me taksa e nuk na ka dhënë asnjë afat. Nuk besoj gjallë, i merr era, 50 këtu. Jo s’dal nga shtëpia, kontratë e firmos kur ta marr nga Bashkia.

E di kur ulemi, kur ta vulosi kryetari i Bashkisë me noter e me të gjitha.

Nuk kam mundësi me i fal shtetit. Metrat katrore i dua të gjitha, nuk kërkoj vilë, dua shtëpinë si kam pasur, isha në proces legalizimi, na e kanë bllokuar”, ka thënë ajo.