Nëndrejtori i PS-së uron në greqisht, me dietat e shtetit shqiptar

862
Gjithë kontributi që emigrantët shqiptarë në Greqi, që dhanë në fitoren e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2015, duke votuar masivisht PS-në, ngaqë besuan “lehtë” në premtimet elektorale, u katandisën vetëm në emërimin e kryetarit të PS-së për Greqinë, Artjan Qirici si i zgjedhuri i ministrit të Emigracionit, Erjon Veliajt, nëndrejtori i përgjithshëm i portit të Durrësit. Sepse, premtimet e tjera, për ndihmesën që qeveria socialiste do të jepte emigrantëve, u hodhën në ….det. Artjan Qirici, meqë e ka “harruar” gjuhën shqipe, përshëndet në facebook në greqisht, nga Kostandinopolli, ( sepse edhe në topinimet përdor gjuhën zyrtare greke, dhe jo emërtimin zyrtar të OKB-së) “ Xrona Polla”, si edhe Xristos Anesti…, për të uruar, ata miqtë e tij, përtej kufirit, për t’u dëftuar zellin e madh. Veçse një pyetje kishim për kryeministrin Rama. Festat e Pashkëve të nëndrejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit, Artjan Qirici nga Kostandinopolli, meqë na uron në greqisht, “Xristos Anesti” dhe “Xronja Polla”, janë paguar si dietë shërbimi nga shteti shqiptar?
Sigal